Вести

Trajnim dyditor në Veles 06-12-2016

Veles, 3-4 Dhjetor 2016 – Shoqëria e sigurimeve Albsig ShA Shkup, gjatë vikendit zhvilloi trajnim interaktiv për të gjithë të punësuarit në kompani si dhe diskutoi rreth planit e vitit 2017.

Nevoja për zgjerim të njohurive rreth sigurimit si element bazë dhe parakusht për shitje të suksesshme, por edhe në përputhje me qëllimet afatgjate të kompanisë, për arritje të rezultateve pozitive në punë dhe përforcim të pozitës të tregut të sigurimeve në Republikën e Maqedonisë, e bën të paevitueshme qasjen e këtillë praktike për të punësuarit në kompani.

Në këtë drejtim, trajnimi ishte i ndarë në disa pjesë, me çka në pjesën e parë theksi ishte i vendosur tek elementet bazë të sigurimeve, të ndara sipas produkteve që ofron kompania dhe përfaqësimi i tyre në shitjen e kompanisë dhe në përgjithësi në tregun e sigurimeve, duke u diskutuar rreth prizmës së problematikave që hasin agjentët për shitje në praktikë.

Në pjesën e dytë, u shqyrtua plani për vlerësim dhe shitje për vitin 2017, pritjet dhe analizat e bëra nga kompania, ku në mënyrë interaktive të gjitha pikat shitëse u kyçën në diskutim rreth lëvizjeve në tregun e sigurimeve.

Më tej, u elaboruan shembuj specifik nga sfera e dëmeve, evidenca rigoroze e policave, arkëtimit dhe punës financiare, në mënyrë që kompania të zhvillojë veprimtarinë në mënyrë efektive dhe efikase.

Mënyra bashkëkohore e punës dhe zhvillimi i teknologjive, imponon dhe kërkon krijimin dhe përdorimin e sistemeve aplikative dhe ueb platfrоmave për lehtësimin e punës, aspekt në të cilin kompania vazhdimisht përparon dhe krijon vegla të reja për lehtësimin e punës.

Në mënyrë shtesë, që të punësuarit në kompani të jenë më të motivuar, gjatë ditës së dytë të trajnimit, për rrjetin e shitjes u mbajt testim, me çka ju krijua mundësia që të tregojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara, rezultati i të cilit do t’i pajis me çertifikatë e cila do të thotë vlerësim të pozitave aktuale dhe mundësitë për ngritje në karierë.

 

Назад
Вести:
Албсиг во соработка со Европа Ре
Осигурување од земјотрес
Осигурување на посеви
info@albsig.com.mk Централа:
02 / 3122 385
Сектор за штети:
02 / 3220 605