Вести

Hiqni dorë nga celulari pas timonit! 13-05-2013

Përderisa autoritetet e trafikut në botë po përpiqen të gjejnë masa efikase që ti detyrojnë vozitësit që të mos shkruajnë SMS (tekst) porosi ose të flasin me telefon celular derisa janë pas timonit, hulumtimet e reja të Universitetit nga Virxhinia Perëndimore sugjerojnë se ligjet nuk kanë ndikim të madh mbi numrin e lëndimeve të shkaktuara nga kjo mënyrë e dekoncentrimit gjatë vozitjes.

Ekspertët të cilët punonin në këtë studim thonë se shfrytëzimi i telefonit celular derisa voziten llogaritet si arsyeja për më tepër se 300.000 lëndime në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej të cilave 2.600 janë me pasoja fatale. Fakti që numri i lëndimeve prej vitit 2005 deri në vitin 2009 është rritur për 22% dërgon deri te konkludimi se me kalimin e kohës ky problem vetëm do të rritet edhe përballë përpjekjeve për ndalimin e praktikës së rrezikshme.

“Rreziku më i madh është për vozitësit e rij, së pari sepse shfrytëzojnë celularët shumë më tepër se të moshuarit, ndërsa e dyta sepse janë me më pak eksperiencë prapa timonit. Kjo dërgon në konkludim se problemi do të thellohet nëse nuk ndërmerren përpjekje më serioze për pengimin” – thotë Dr. Koben, njëri prej hulumtuesve.

“Problemi do të keqësohet sepse shumë vozitës të rij janë rritur me celularët në duar dhe shkrimi i tekst – porosive për ata është një rutinë e popullarizuar. Por, gjithsesi, besoj se në një moment, pasi që të arrihet kulmi, këta shprehi do të fillojnë të ndryshojnë për të mirë. Por, deri atëherë do të kalojë një kohë dhe do të jenë të nevojshme përpjekje të përbashkëta, si një fushatën me të cilën inkurajohen njerëzit që të shfrytëzojnë rrypin gjatë vozitjes ashtu edhe në diskurajimin e tyre të pijnë derisa vozisin” – shton Dr. Zhu, gjithashtu i inkuadruar në përgatitjen e studimit.

Në shumë shtete në botë të shkruarit e tekst – porosisve ose të folurit me celular është rreptësisht e ndaluar, ndërsa po realizohen edhe fushata të ashpra publike prej kompanive për sigurime, prej organizatave të cilat luftojnë për sigurinë në rrugët, agjencitë për transportim dhe grupet të cilat përpiqen për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.

Por, gjithsesi, të gjitha këta përpjekje sikur duket nuk janë të mjaftueshme për tu realizuar një ndikim më i fuqishëm mbi shprehitë dhe sjelljen e vozitësve. Ndoshta përgjigja më e mirë qëndron nt avancimin e teknologjisë. Hulumtuesit shpresojnë se pas dhjetë viteve në secilin automobil do të ketë sistem të ngërthyer i cili do të pengojë punën e të gjitha aparateve të cilat duhet të mbahen në dorë derisa automjeti lëviz, ndërsa do të lejohet përdorimi i aparateve të cilët do të jenë të fiksuar. Ose me pajisje e cila tekst – porositë të cilat arrijnë ose dërgohen, me ndihmën e pajisjes bashkëkohore e cila njeh zëra, do t konvertohen në audio - porosi.

Kombinimi i teknologjive të reja me standarde të rrepta të sigurisë ka potencial të shpëtojë jeta, ndërsa mos veprimi mund të rezultojë me mijëra viktima të mëtutjeshme për secilin vit në fatkeqësitë e trafikut të shkaktuara nga dekoncentrimi nga telefoni celular.

Назад
Вести:
Албсиг во соработка со Европа Ре
Осигурување од земјотрес
Осигурување на посеви
info@albsig.com.mk Централа:
02 / 3122 385
Сектор за штети:
02 / 3220 605