Вести

Së shpejti sigurim vullnetar shëndetësor 13-05-2013
 

 

Kompanitë e sigurimit në Maqedoni po përgatiten të plasojnë pako për sigurimin vullnetar shëndetësor i cili do t’i mbulonte shpenzimet për participim në shëndetësinë shtetërore, por do të mundësojnë edhe shërim në spitalet private.

Pasi që Agjencia për mbikëqyrje në sigurim do të jep “dritën e gjelbër” për prodhimet e reja siguruese, kompanitë do të shpalosin çmimet dhe kushtet për sigurimin shëndetësor shtesë.

Njëri prej pakove pritet që për një shumë të caktuar mujore t’ju mundësojë të siguruarve mbulimin e shpenzimeve për participim për ilaçet, kontrollimet specialistike, hulumtimet diagnostike ose shërimin spitalor në shëndetësinë shtetërore.


Një pako tjetër sigurimi do të mundësonte trajtim të plotë në spitalet private nëpër Maqedoni.

Sigurimi vullnetar shëndetësor, i cili pritet që të fillojë të funksionojë prej prillit të këtij viti, do të mund ta shfrytëzojnë vetëm njerëzit të cilët tanimë kanë sigurim të detyrueshëm shëndetësor.

Në fillim mendohet se të siguruarit e detyrueshëm do të duhet vetë të paguajnë participimin për ilaçet, dhe më pas të kërkojnë kompensim të mjeteve prej kompanive siguruese.


Por, në të ardhmen, në veçanti për shumat më të mëdha, transferimi i parave do të realizohet midis vetë spitaleve dhe kompanive siguruese.


Tani për tani nuk është tërësisht e qartë se a thua do të ketë dhe çfarë kufizime do të ketë për bartësit e polisave për shërim në spitalet private.


Kompanitë e sigurimit në botë më së shpeshti përcaktojnë kufizimet, gjegjësisht primet më të mëdha, për sigurimin e personave më të moshuar ose për njerëzit me sëmundje kronike.

Назад
Вести:
Албсиг во соработка со Европа Ре
Осигурување од земјотрес
Осигурување на посеви
info@albsig.com.mk Централа:
02 / 3122 385
Сектор за штети:
02 / 3220 605