Вести

Sigurimi është nevojë – jo luks 13-05-2013

AlbsigEvropianët edhe më tutje janë thellë të brengosur për krizën ekonomike. Kur bëhet fjalë për zvogëlimin e shpenzimeve ata më së pari do tt shkurtonin në ushqimet në restorant, pushimet ose veshjet. Por, sigurimi, arsimimi dhe të paguarit për vendosje edhe më tutje llogariten si shpenzimet me rëndësi thelbësore.

Një hulumtim i porosit nga Grupacioni i Sigurimit Cyrih, i realizuar në shtatë shtete evropiane, tregon se kriza ekonomike më së shumti i brengos banorët në rajonin e Mesdheut.

Numri më i madh i të anketuarve mendojnë se daljen prej krize me shumë më tepër mundësi do të gjejnë njerëzit e rëndomtë, e jo politikanët.

Sipas sondazhit, zviceranët, gjemranët dhe rusët, me qëllim që të ndihmojnë rreth buxhetit shtëpiak së pari do t’i kishin zvogëluar shpenzimet për ushqim në restorante. Austriakët, portugezët she spanjolët me shkurtimin do të fillonin nga buxheti për udhëtimet, ndërsa italianët janë më pak të përgatitur të shpenzojnë për veshmbathje she shtesat e modës.

Një e katërta e zviceranëve, gjermanëve dhe rustve dhe pothuaje një e treta e austrakëve janë të përgatitur që të ndajnë më pak para për automobila ose motoçikleta.

Por, të gjithë janë të pavendosur kur bëhet fjalë për zvogëlimin eventual të shpenzimeve për sigurim, arsim dhe vendosje – duke menduar se këta shpenzime janë thelbësore, e jo ndonjë luks.

Të anketuarit prej këtyre shteteve të përfshier me hulumtimin janë dakord që edhe përballë krizës ekonomike, nevoja për një mbulim të mirë sigurimi nuk është ndryshuar.

Pothuajse 91% prej të anketuarve në shtetet e Mesdheut dhe Zvicër do të kishin ruajtur sigurimin madje edhe kur do të ishin të detyruar të zvogëlojnë buxhetin shtëpiak

Назад
Вести:
Албсиг во соработка со Европа Ре
Осигурување од земјотрес
Осигурување на посеви
info@albsig.com.mk Централа:
02 / 3122 385
Сектор за штети:
02 / 3220 605