Вести

Në pritje të sigurimit stinor në bujqësi 13-05-2013

Sipas traditës në stinën e re për sigurimin e të mbjellurave dhe fryteve të bujqve në Maqedoni fillon në këtë periudhë të vitit. Mu për këtë arsye Shoqëria e sigurimeve ALBSIG SHA Shkup këto ditë mbajti trajnimin e të punësuarve në filialet e saj për afrimin e këtij produkti të sigurimit deri te bujqit, disa prej tyre seriozisht të goditur nga koha e keqe dhe vërshimet në javët e fundit.

Bujqve në të ardhmen do t’ju mundësohen informata cilësore dhe ndihmë e drejtpërdrejtë gjatë vendosjes për atë se si më së miri të investojnë dhe të mbrojnë mundin e tyre, detaje për atë se si ndahen kulturat dhe të mbjellurat dhe shpjegime për teknikat për llogaritjen dhe arkëtimin e primit.

Trajnimi i cili u realizua në Drejtorinë e Përgjithshme të ALBSIG-ut në Shkup, përfshiu edhe shembuj praktik për avancimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve në krahasim me gjitha produktet e tjera vullnetare të sigurimit.

Klientët e ALBSIG-ut munden edhe vetë të vërtetohen se gjatë blerjes së polisës së sigurimit nuk është e detyrueshme të jetë e ndërlikuar dhe e paqartë. Ata prej të punësuarve të kompanisë do të marrin këshillë dhe shpjegim të thjeshtë për atë se cilat janë karakteristikat e sigurimit Kasko për automjetet e udhëtarëve, për ngarkesa dhe llojet e tjera të tyre. Nëpër shembuj praktik, gjatë kohës së punëtorisë bisedohej edhe për avancimin e shërbimeve gjatë sigurimit të pronës (objektet, pajisjet, rezervat), amvisërinë, makinat, kompjuterët, sipërfaqet me dritare (qelq) dhe të tjera.

Trajnimi ngërtheu edhe tema të tjera – siç është përcaktimi i shumave të sigurimeve, rreziqeve dhe llogaritja e primeve gjatë sigurimit prej rastit të fatkeqësisë ose aksidentit, për fatkeqësitë individuale ose kolektive, për rastet e fatkeqësisë të cilat përfshijnë fëmijët, nxënësit ose studentët, familjet e tyre ose profesorët e tyre.

Të punësuarit në filialet e ALBSIG-ut në Negotinë, Kavadar, Resnjë, Veles, Strumicë, Gjevgjeli dhe Vallandovë në trajnimin përpunonin edhe skenare të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me shitjen e sigurimit prej përgjegjësisë të transportuesve (CMR), malli i cili transportohet, për tarifat e reja për këta prodhime, franshizat, bonuset dhe përgatitjen e polisave.

Nëpër trajnimeve të rregullta të të punësuarve ALBSIG-u vazhdimisht përpiqet që të përmirësojë cilësinë e prodhimeve të veta dhe komunikimin me klientët. Gjatë kohës së sfidave ekonomike për të gjithë, duke shfrytëzuar kapacitetin dhe eksperiencën e të punësuarve të vet, kompania po përpiqet që t’ju ofrojë klientëve vegla për një stabilitet sa më të madh financiar dhe një ëndërr më të rehatshme

Назад
Вести:
Албсиг во соработка со Европа Ре
Осигурување од земјотрес
Осигурување на посеви
info@albsig.com.mk Централа:
02 / 3122 385
Сектор за штети:
02 / 3220 605